Redukton shpërndarjen e nxehtësisë. Më pak nxehtësi në fund të muajve të ngrohtë, dhe më shumë nxehtësi në muajt e ftohtë.
Mbrojtja e fasadës nga hyrja e shiut dhe nga të ftohtët. Mbrojtje nga korrozioni i materjaleve të strukturës primare dhe sekondare.
Rezultatet e pamposhtur në drejtim të trajtimit të korrozionit ose përkeqësim për shkak të ndotjes.
Rritja e komfortit të përdoruesit në përputhje me në lidhje me higjenën dhe kërkesat e mbrojtjes së mjedisit. Absorbues shumë i mirë i ndotjes akustike.
Sipas një studimi të realizuar në rang kombëtar, më shumë se 54% e kërkesave vjetore për energji shkojnë për konfortin termik, ngrohje-ftohje dhe ventilim të ambjenteve të banesave. Konsumi mesatar në Shqipëri është 210-250 kWh/m2 për vit. Teknologjia e fasadave, gjelbërimi vertikal si dhe vetratave termike, synon reduktimin e konsumit energjitik deri ne 80-150 kWh/m2 në vit.
Kërkesa vjetore e një familje për energji:
Vetratat Termike:
24/7 siguri dhe administrim në rezidencë, sipas legjislacionit të njësive vendore. Njësi shërbimi si supermarkete, palestër & SPA, lavazh per automjetet si dhe ambjente argëtuese për fëmijët dhe për prindërit.
Parkime nëntokësore të siguruara për çdo apartament. Ambjente rekreative të jashtme si dhe të pasuruara me gjelbërim, kënde sportive, kënde lojrash, lulishte, hapësira relaksi etj.
Vendodhje strategjike, pranë arterieve kryesore të qytetit. Apartamente me hapësira optimale sipas standarteve të projektimit, ku rëndësi i ështe dhënë jo vetëm hapësirës së brendshme, por edhe komunikimit të banesës me ambjentin e jashtëm. Orientim ideal i apartamenteve. Investim i garantuar nga AlbaKonstruksion.
Rezidenca është konceptuar ne një formë të tillë ku perveç dizajnit kontemporan, forma e objektit L mundëson krijimin e hapësirave rekreative në funksion të banorëve dhe të rezidencës. Githashtu një vëmëndje të veçantë i është kushtuar edhe orientimit të rezidencës, ku siç mund të shikohet nga planvendosja, orientimi i objektit ështe kryesisht Jug-Lindje-Perëndim në mënyrë që apartamentet të jenë të gjitha të ndriçuara me ndriçim natyral.
Një vëmendje i është kushtuar edhe ballkoneve, duke krijuar një natyrë mesdhetare, ku ballkonet nuk mbyllën vizualisht, por përdoret elementi i xhamit të temperuar, për të ndjerë në cdo moment pamjen e mrekullueshme që ofron rezidenca, në hapësirat e brendshme të apartamenteve. Objekti në vetvete është i konceptuar me kate të ndryshme 9-10 dhe 11 kate lartësi.
Parkimi zhvillohet në dy kate nëntokë. Hapësirat janë menduar të pështatshme për çdo apartament si edhe të bollshme. Gjithashtu në katin e parkimeve, do të mundësohet edhe larja e automjeteve.
Në katin përdhe si dhe pjesërisht në katin e pare është menduar kati me njësi tregëtare, supermarkete, bar-kafe, ambjente argëtimi, SPA, palestër etj.
Katet e tjera, përmbajnë të organizuara apartamente të tipologjive të ndryshme 1+1, 2+1 dhe 3+1. Çdo apartament ka ballkon të bollshëm si dhe gjelbërim të organizuar në secilin ballkon. Apartamentet janë kuadratike, të bollshme dhe me vetrata panoramike.